
Ish-konkurrentja e “Përputhen” dhe ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Mikela Pupa, ka prezantuar të dashurin e saj. Ishin ndjekësit në Instagram që i kërkuan Mikelës të postonte foto me djalin që i ka vjedhur zemrën. Mikela ka postuar dy foto nga pushimet, por duke u siguruar t’ja fshehë fytyrën partnerit. Megjithatë, atë e kanë gjetur ndjekësit.
Në TikTok po qarkullon fotografia e tij në të njëjtin vend dhe me të njëjtat rroba, që tregojnë se bëhet fjalë për të njëjtin person.

Djaloshi që i ka marrë zemrën Mikelës është artist i tatuazheve.
Mikela zbuloi se është një lidhje dashurie pak kohë më parë. Teksa ishte e ftuar si opinioniste në emisionin e “Përputhen”, ku edhe vetë ka qenë konkurrente, ajo tregoi se ka gjetur partnerin ideal.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





