
Tiranë- Policia e Tiranës ka publikuar se çfarë ndodhi gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan E. D., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan:
– K. A., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
– G. R., 25 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit J. R., 23 vjeçe, dhe A. T., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë. Shtetasi G. R., duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar lehtë shtetasit A. M., dhe A. N., dhe pas aksidentit, 25-vjeçari është ndihmuar nga shtetasit J. R., dhe A. T., që të largohet nga vendi i ngjarjes;
– B. Sh., banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. – Në Komisariatin e Policisë Nr. 5 është paraqitur shtetasja A. N., 18 vjeçe, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa, motra e saj 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





