Transmetuar më 22-06-2023, 16:27

Elbasan- Shtyhet seanca për inceneratorin e Elbasanit për në datë 6 korrik ora 9, për ti dhënë më shumë kohë mbrojtjes për t’u përgatitur.
Gjatë ditës së sotme, u bë mbrojtja vetëm për Jonida Zeqon. Avokati Sajmir Visha kërkoi pushimin e çështjes, pasi kjo çështje është gjykuar njëherë nga prokuroria e Elbasanit dhe SPAK nuk është organ më i lartë se prokuroria e Elbasanit.
Po kështu avokati kërkoi që nëse ajo shpallet e fajshme nga gjykata, atëherë të kalojë në shërbim prove, pasi është një grua e sapomartuar.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





