Transmetuar më 22-06-2023, 13:56

SHBA- Koha mbaroi! Edhe nëse kanë qenë gjallë, tashmë nuk janë më. Zyrtarisht ka mbaruar oksigjeni që kanë pasur në tankun e tyre, 5 ekspluruesit që u futën në thellësi të oqeanit për të parë mbetjet e anijes Titanik. Roja Bregdetare Amerikane vlerësoi se oksigjeni në nëndetëse do mbaronte sot në orën 13:08, ndërsa ende nuk ka asnjë shenjë jerë prej tyre.

Siç raporton BBC, kapiteni që po udhëheq operacionin e kërkim-shpëtimit tha se nuk e dinte se ku mund të jetë nëndetësja, por aktualisht automjete robotike me telekomandë (ROV) dhe të pajisura me kamera do të skanojnë thellësitë e shtratit të detit gjatë gjithë ditës.

Titan me madhësi minivani, i operuar nga OceanGate Expeditions me bazë në SHBA, filloi zbritjen e tij në orën 8 të mëngjesit (1200 GMT) të dielën, por humbi kontaktin me anijen e tij mbështetëse afër fundit të asaj që duhet të kishte qenë një zhytje dy-orëshe.

Megjithëse llogaritjet sugjerojnë se furnizimi 96-orësh i Titanit me ajër të frymëmarrjes është zhdukur, ekspertët theksojnë se ky është një vlerësim i pasaktë dhe mund të zgjatet nëse pasagjerët do të merrnin masa për të ruajtur ajrin e frymëmarrjes.

Për momentin nuk dihet nëse pasagjerët ishin gjallë pasi nëndetësja u zhduk mëngjesin e së dielës. Frank Owen, një ekspert për kërkimin dhe shpëtimin në nëndetëse, tha se shifra e furnizimit me oksigjen ishte një vlerësim i dobishëm, por bazohej vetëm në një "sasi nominale të konsumit".