
“Martesa” mes Milanit dhe Sandro Tonalit, çuditërisht mund të përfundojë në fillim të kësaj vere. Newcastle, i freskët nga kualifikimi në Ligën e ardhshme të Kampionëve, është marrosur pas mesfushorit kuqezi, duke paraqitur një ofertë prej 70 milionë eurosh dhe kontratë të pasur për të lindurin më 2000.
Edhe pse klubi milanez refuzoi ofertën e parë, nuk mund të përjashtohej që një rritje e mëtejshme të bënte që Moncada dhe Furlani të lëkundeshin. Por, në rast lamtumire, kush mund ta zërë vendin e numrit 8 në tabelën taktike të shahut të Stefano Piolit?

MILINKOVIC-SAVIC
Ideja kryesore të çon tek emri i Sergej Milinkovic-Savic. Kontrata e “rreshterit” te Lazio skadon në qershor 2024 dhe deri më sot, rinovimi me bardhekaltrit është i përjashtuar. Lotito vlerëson shitjen. Deri më sot, për ta larguar nga Roma, do të duheshin rreth 35 milionë euro. Fleksibiliteti i tij do ta bënte atë të përsosur për 4-2-3-1 e Piolit. Megjithatë, konkurrenca nga emrat e mëdhenj italianë dhe evropianë është e fortë.

REJNDERS
Ai i Tijjani Reijnders është profili me kosto më të ulët në mesin e atyre që ofrohen. I lindur në vitin 1998, mesfushori i AZ kushton rreth 10 milionë euro. Në realitet, holandezi, autor i një sezoni prej 54 ndeshjesh, në të cilat shënoi 8 gola dhe dha 11 asiste, shihet më shumë si një zgjidhje alternative për Bennacer, i cili do të rikthehet në vitin 2024 nag dëmtimi. Por, nëse është e nevojshme, ai mund të jetë një shartim i vlefshëm edhe për të zëvendësuar Sandro Tonalin.

FRATTESI
Davide Frattesi është gjithashtu një emër interesant për Milanin. Një vit më i madh se Tonali, pas dy vitesh te Sassuolo, më në fund duket gati të hidhet në një ekip të madh. Në fund të fundit, praktikisht të gjithë e duan atë, veçanërisht Interi dhe Juventusi. Edhe këtu vlerësimi është 40 milionë euro, me rrezikun e ankandit që mund ta rrisë më tej. Dhe, ashtu si Milinkovic-Savic, ai ka mundësinë të luajë role të shumta në skemën taktike të Piolit.

FLORENTINO
Një tjetër profil interesant për mesfushën kuqezi është Florentino Luis, portugezi i lindur në vitin 1999, i rritur te Benfica dhe i rikthyer në bazë pas eksperiencave të huazimit te Monaco dhe Getafe. Florentino Luis është rritur ndjeshëm falë këshillave të Schmidt në stol dhe shihet një nga objektivat e kuqezinjve.
.jpg?auto=webp&format=pjpg&width=3840&quality=60)
SANGARE
Vetë Schmidt kontribuoi, gjatë viteve të tij te PSV Eindhoven, në rritjen e Ibrahim Sangaré, mesfushorit nag Bregu i Fildishtë, i lindur më 1997, i cili bëri 45 paraqitje me 8 gola sezonin e kaluar. Ai pëlqehet nga Milani si një zëvendësues i mundshëm i Tonalit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





