Transmetuar më 22-06-2023, 09:03

Mungon vetëm zyrtarizimi, por Ilkay Gündogan është tashmë një lojtar i Barcelonës. Mesfushori gjerman ka arritur një marrëveshje me entitetin katalanas për dy sezonet e ardhshme, me opsionin e një të treti.

Për mbylljen e operacionit kanë shërbyer kontaktet që kanë ndodhur dje në Mynih, të drejtuara nga Mateo Alemany, drejtor i futbollit në klubin katalanas. Në "Camp Nou" tashmë e marrin si të mirëqenë këtë "martesë" në merkato.

Ekzekutivi blaugrana ka siguruar se ndërkombëtari gjerman, i lirë nga Manchester City, se Barça është në gjendje ta regjistrojë atë pavarësisht situatës delikate të faturës së pagave. Gundogan i është dashur të ulë pretendimet e tij për t’u futur në skuadrën e Barçës, ai do të ketë një pagë prej rreth 9 milionë euro në sezon.

Përkundër faktit se u desh më shumë se sa pritej për të vendosur për të ardhmen e tij dhe te Barcelona madje u frikësuan se më në fund do të zgjidhte një propozim tjetër, Alemany ka arritur dje të finalizojë një operacion të nisur disa muaj më parë.

Lojtari veteran 32-vjeçar tashmë ka kaluar kontrollet e zakonshme mjekësore në Gjermani, kështu që operacioni pritet vetëm të zyrtarizohet. Ardhja e lojtarit turko-gjerman është një shtysë e madhe për projektin e Xavi, i cili personalisht ka insistuar për ta marrë atë.

Trajneri katalanas konsideron se futbollisti veteran do t’i kontribuojë atij në dirigjimin e lojës dhe në fazën sulmues. Është një lojtar që e konsideron të rëndësishëm në përpjekjen për të fituar Ligën e Kampionëve, një titull që Gündogan sapo e ka fituar me City e Guardiolës.

Gundogan ka pasur më shumë oferta të jashtëzakonshme në nivel ekonomik, si ajo e ofruar nga Manchester City për rinovim, por më në fund ka zgjedhur projektin katalanas.

Lojtari thuajse u vesh me fanellën blaugrana në vitin 2015. Ai madje shkoi aq larg, sa iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore, por Luis Enrique më në fund vendosi të "rekrutonte" Arda Turan.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd