Transmetuar më 21-06-2023, 20:19

Durrës- Vajza që shihni në foto është 22-vjeçarja Erisa Aliaj.

Ajo u përplas mbrëmjen e kaluar nga një automjet në zonën e ish-Kënetës.

E reja u dërgua në spitalin e qytetit, por me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk mundi të mbijetojë.

Policia ndaloi drejtuesin e mjetit Indrit Uka.

Vdekje e së resë ka trishtuar tej mase familjen dhe shoqërinë e saj të cilët përcjellin mesazhe mjaft prekëse.

Policia vendore informon se ‘mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:45, në lagjen nr.17/1, Durrës, I. U., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar  E. A., 22 vjeçe, (këmbësore) e cila është dërguar në spitalin rajonal Durrës dhe ndodhej nën kujdesin e mjekëve,  E. A, për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën ditën e sotme, në spital.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës, menjëher pas aksidentit bënë arrestimin e shtetasit I. U., 24 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme’.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd