Transmetuar më 20-06-2023, 23:13

Situata në Grupin E pas ndeshjeve të sotme është bërë mjaft interesante. Pas fitores 1-3 ndaj Ishujve Faroe, Shqipëria ka marrë vendin e dytë në renditje me 6 pikë, vetëm një pikë më pak se kryesuesit e Republikës Çeke.

Befasia e madhe vjen nga Stadionul Zimbru (Chişinău), ku Moldavia përmbysi Poloninë 3-2. Me këtë rezultat, moldavët renditen në vendin e 3-të me 5 pikë, ndërsa polakët në vendin e katërt me 3 pikë. Ishujt Faroe kanë grumbulluar vetëm 1 pikë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd