Transmetuar më 20-06-2023, 17:54

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të marte në mbikalimin e Saukut në Tiranë.
Paraprakisht noa.al mëson se tre mjete janë përplasur mes tyre.
Përplasja ka qënë e fortë ndaj mjetet kanë pësuar dëmtime të shumta.
Aktualisht nuk ka informacione për viktima por dyshohet për të plagosur.
Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes.
Në vijim priten të tjera detaje.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





