Transmetuar më 20-06-2023, 12:37

Një përplasje mes policisë dhe banorëve të kampit të muxhahedinëve ka ndodhur sot në Manëz.

SPAK kishte lëshuar 70 urdhërarreste, por policia hasi në rezistencën e banorëve dhe u detyrua të përdorë gaz lotsjellës.

Pë pasojë një banor ndërroi jetë dhe shjetra të tjerë patën probleme shëndetësore.

Ka reaguar motra e të ndjerit:

“Pse ma vratë vëllain? A është kjo mënyra juaj se si na mirëprisni? A duhet të sillet kështu qeveria shqiptare me ne, kur ne u larguam nga regjimi Iranian i dhunshëm dhe gjetëm sërish dhunë?”, tha motra e iranianit të vrarë në kampin e muxhahedinëve në Durrës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd