Transmetuar më 20-06-2023, 12:18

Ne nuk jemi kriminelë, ne jemi opozitarë. Policia erdhi brenda me qindra makina. Erdhën pa asnjë lajmërim. Ata përdorën gaz dhe nga gazi vdiq. Jo armë zjarri. Disa të tjerë janë plagosur. Disa i kanë arrestuar.
Pse nuk e lejoni Policinë që të ushtrojnë kontroll?
Po territor shqiptar është, por çfarë kemi bërë ne?
Çfarë arsye iu kanë dhënë për kontrollet?
Na kanë ardhur pa lajmërim. Çfarë kemi bërë ne? Brenda nuk ka asnjë person të rrezikshëm brenda kampit. Sot është përvjetori i rezistencën së muxhahedinëve. Ata në këtë ditë erdhën dhe na sulmuan.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





