Gazetarët Artan Hoxha dhe Glidona Daci kanë deklaruar se ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici ishte paralajmëruar më herët se nuk do të qëndronte gjatë në postin e tij.
Ata thonë se në mbledhjen e 9 Qershorit të Këshillit Bashkiak të Kukësit, Gjici ka debatuar me një anëtar të Këshillit. Ky i fundit jo nga radhët e PS-së, e kishte paralajmëruar Gjicin se ditët e tij në bashki ishin të numëruara.
Glidona Daci: Po ka pasur dijeni sepse një nga anëtarët e Këshillit Bashkiak në mbledhje i ka thënë “Ti do qëndrosh edhe pak ditë kryetar bashkie se do shikosh çfarë do të të bëj!” Dhe kjo gjë e ka vënë Safet Gjicin në alert dhe ka filluar të dyshojë. Ka lajmëruar dhe zyrtarë të tjerë
Artan Hoxha: Janë konfliktuar me këtë anëtar të Këshillit, ka pasur debate të mëhershme, është i një partie tjetër. Shiko, kur Gjici ka shkuar në Kukës ky personi ka qenë i Partisë Socialiste dhe në momentin që Gjici e ka marrë Kukësin në administrim ai personi ka ikur. Ka patur debat dhe gjatë fushatës elektorale, por debati në mbledhjen e 9 Qershorit ka pasur debat se ky anëtari i Këshillit Bashkiak ka fituar mes 4 anëtarëve të këshillit për të qenë në Këshillin e Qarkut dhe zoti Gjici nuk e ka pranuar. Në gjaknxehtësi e sipër, kanë bërë debat verbal. Në Kukës flitej dhe para zgjedhjeve që kishte diçka.
Ndërkohë mësohet se gruaja me mision ishte e "blinduar" me 4 kamera me vete.
Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja Klodiana Lala, e cila ka zbuluar detaje të tjera nga hetimi i SPAK për videon seksuale të Safet Gjicit.
Prej kohësh Gjici nuk lejonte njeri të futej në zyrë me celularë. Sipas saj ditën që gruaja në ka regjistruar këtë video, i janë mbajtur shumë sende personale jashtë, ndërsa nga katër kamera që ka pasur me vete, ka mundur të ‘shpëtojë’ vetëm një stilolaps kamera, të vendosur tek cepi i çantës.
Po ashtu Lala tha se në një mbledhje të bërë pak kohë më parë, një prej këshilltarëve i ka thënë Gjicit: Qëndro edhe pak në zyrë, sepse do ta shohësh se çfarë do të ndodhë.
“Vajzës i janë mbajtur shumë gjëra jashtë para se të futej në zyrë, i janë mbajtur celularë… Kohët e fundit Gjici nuk lejonte që të futej asnjë me celularë. Vajza ka pasur katër kamera dhe ka shpëtuar vetëm një kamera që ka qenë e vendosur, një stilolaps në cepin e çantës, sipas SPAK. Pyetja që shtrohet është që e ka bërë për qëllime personale apo ka një tutor nga pas?
Kësaj pyetje duhet t’i japë përgjigje SPAK. Nga informacionet që kam, sipas hetimeve të SPAK, në një mbledhje të fundit në Bashkinë e Kukësit, një nga këshilltarët i ka thënë Gjicit: Qëndro edhe pak ditë në zyrën e bashkisë se do ta shohësh çfarë do të ndodhë’, tha Lala.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd