Transmetuar më 19-06-2023, 19:06

Një ngjarje e rëndë është raportuar në SHBA, ku një banesë është përfshirë nga flakët duke shkaktuar 5 viktima, anëtarë të një familjeje, përfshirë edhe dy të mitur.

Zjarri shpërtheu në një rezidencë në Broadway,në Karolinën e Veriut , rreth 40 milje në jugperëndim të Raleigh.

Për aryse hetimore identiteti i viktimave nuk është bërë publik. Mësohet se babai dhe 2 djemtë e mitur po qëndronin në shtëpi me miqtë e tyre në momentin që banesa është përfshirë nga flakët. Trupat u gjetën me djegie të rënda që u kishin shkaktuar dhe vdekjen.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd