Transmetuar më 19-06-2023, 17:14

Gjatë takimit të hënën në Berlin me presidentin e Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier, kryeministri i Kinës Li Qiang tha se pala kineze i kushton rëndësi rolit të Gjermanisë dhe është e gatshme që të këmbëngulë bashkërisht me palën gjermane në paqen, zhvillimin e bashkëpunimin, për t’i dhënë botës në ndryshim e trazira më shumë siguri.

Li i transmetoi Steinmeier-it përshëndetjet e sinqerta të presidentit kinez Xi Jinping. Ai tha se Kina u kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me palën gjermane.

Gjatë kësaj vizite në Gjermani, Li do të drejtojë bashkërisht me kancelarin Olaf Scholz raundin e 7-të të konsultimeve qeveritare kino- gjermane, për të konkretizuar unanimitetin ndërmjet dy krerëve të shtetit, për të kërkuar mundësi të reja bashkëpunimi dhe për të pasuruar përmbajtjet e partneritetit të gjithanshëm strategjik ndërmjet dy vendeve.

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier iu lut Li Qaing-ut t’i transmetojë përshëndetjet e tij presidentit kinez Xi Jinping. Ai tha se Gjermania është e gatshme të bëhet partnere e besueshme e Kinës dhe të përpiqet për mbrojtjen bashkërisht të liberalizimit të tregtisë dhe për përballimin e sfidave si ndryshimi klimatik, etj.

Steinmeier-i theksoi se pala gjermane kundërshton shkëputjen me Kinën, si edhe kundërvënien ndërmjet blloqeve, dhe dëshiron të shtojë shkëmbimet me palën kineze e të përpiqet për nxitjen e paqes e zhvillimit të botës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd