Transmetuar më 19-06-2023, 10:55

TIRANË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Tiranë-Durrës. Mësohet se një makinë është përplasur bordurën anësore të rrugës. Në këtë moment si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri 35-vjeçar.

Njoftimi i Policisë:

E. H., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri në këtë automjet, shtetasi V. M., 35 vjeç;

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd