Transmetuar më 19-06-2023, 10:19

Kristjan Asllani i thotë “jo” huazimit. Edhe pse ka luajtur pak këtë sezon, nuk e ka ndërmend të largohet nga Interi për të shtuar kohën e aktivizmit në 2023-2024. "A po mendoj për huazim? Jo. Këtë vit jam rritur shumë. Kam mësuar shumë nga Brozovic dhe Calhanoglu. Nuk ka asnjë shans që të largohem nga Interi", – tha ai.

Një deklaratë që lë pak vend për dyshime. Asllani e konfirmoi synimin e tij pas ndeshjes së fituar në shtëpi nga Shqipëria e tij ndaj Moldavisë. Mesfushori hyri si zëvendësues, por gjithsesi arriti të asistojë Bajramin për ta dërguar rezultatin në 2-0.

Pasi i kanë paguar 2 milionë euro për huazimin, plus 14 milionë për blerjen e kartonit nga Empoli, drejtuesit zikaltër nuk kanë ndërmend ta lënë të shkojë, por shpresojnë që sezonin e ardhshëm të ketë më shumë hapësirë.

Në sezonin 2022-2023 ai ka bërë 29 paraqitje në të gjitha garat, por ishte në fushë për vetëm 859 minuta. Pak për një talent të lindur në vitin 2002, që duhej të konfirmonte gjysmën e dytë të shkëlqyer të sezonit 2021-2022 me Empolin.

"Ishte një vit që më dha emocione, të cilat nuk do t’i harroj kurrë. Faleminderit të gjithëve që na shoqëruat në këtë udhëtim të pabesueshëm. Krenar që jam zikaltër. Faleminderit djema", – shkroi ai në Instagram menjëherë pas humbjes ndaj Manchester City në finalen e Champions League. Tani, shqiptari e ka përforcuar konceptin. E përkthyer: Nuk pret telefonata nga agjenti i tij gjatë pushimeve…

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd