Transmetuar më 18-06-2023, 10:51

Këngëtari i njohur, Butrint Imeri, gjatë kësaj kohe është mjaft i angazhuar me koncerte. Së fundmi ai ka dhënë një performancë në Itali, ku mori vëmendjen e publikut.
Atij i është bërë një shkrim nga një prej fansave: “O Butrint a të jep nëna në katun?”.
E mesa duket kjo shprehje iu ka dukur shumë e goditur. Ai e postoi këtë në rrjete sociale ku shfaqet duke buzëqeshur me pankartën në duar.
Kjo nuk është e vetmja gjë që i ka ndodhur këngëtarit nëpër koncerte, pasi shpesh ka pasur raste të ndryshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





