Transmetuar më 18-06-2023, 10:08

Një incident me të shtëna ka ndodhur në SHBA, në një koncert në Uashington. Nga të shtënat janë plagosur pesë persona.

Një person i armatosur thuhet se hyri në Amfiteatrin Gorge mes spektatorëve dhe hapi zjarr, dhe më pas u arrestua. Koncertet mbahen në këtë vend gjatë festivalit Beyond Wonderland.

Një orë më vonë, autoritetet sqaruan se incidenti me të shtënat kishte ndodhur në një kamping aty pranë dhe jo brenda zonës së koncertit.

Autoritetet u thirrën rreth orës 20:45 (koha amerikane) për të ndërhyrë për të ndaluar një burrë të armatosur që ishte në vendin e koncertit.

Policia ka bërë të ditur se sulmuesi është arrestuar, ndërsa nuk dihet gjendja e të plagosurve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd