Transmetuar më 18-06-2023, 09:06

Tiranë- Aksidentohet me vdekje një këmbësor në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit, në afërsi të Teg-ut.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një person, i cili ka qenë duke drejtuar një motoçikletë ka përplasur për vdekje një shtetas i cili nuk është identifikuar ende.

Policia informon se ‘K. L., duke drejtuar motomjetin e tij, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit’.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd