Transmetuar më 17-06-2023, 20:48

TIRANË- Pak minuta nga starti i ndeshjes së dytë eliminatore të europianit Gjermani 2024, publikohet formacioni zyrtar i kuqezinjve që do të zbresin në fushë përballë Moldavisë, e cila luan ndeshjen e tretë pas dy barazimeve me Republikën Çeke dhe Ishujt Faroe me të cilat ka dy barazime; respektivisht 1-1 dhe 0-0, ndërkohë që Shqipëria luan ndeshjen e dytë pas humbjes në Poloni.

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 20:45 kundër Moldavisë. Sfida është e vlefshme për grupin E kualifikues të Evropianit 2024, teksa janë shitur të gjitha biletat për mbrëmjen e sotme.

Formacionet zyrtare:

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd