Transmetuar më 17-06-2023, 17:54

Peqin- Këto janë pamjet nga aksidenti fatal që ndodhi në një kthesë të fortë në aksin Elbasan-Peqin në afërsi të fshatit Bishqem. Dy automjete, një me targa maqedonase dhe një me targa shqiptare u përplasën fort mes tyre ku për pasojë humbi jetën një vajzë 8-vjeçare.

Vajza 8 vjeçe ndodhej në makinën tip ‘Golf’, me targa të Gostivarit.

Nga përplasja mjeti maqedonas hipi mbi barrierat mbrojtëse.

Gjithshtu nga përplasja kanë mbetur të lënduar 5 persona të tjerë.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave, një parakalim i gabuar dhe moti me lagështi.

Policia informon se ‘rreth orës 16:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Paulesh, shtetasja Trendelina Behari, duke drejtuar automjetin tip "Golf", është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Agron Hasa, banues në Kavajë.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë një shtetase e mitur 8 vjeçe, pasagjere në automjetin me drejtuese shtetasen Trendelina Behari

Gjithashtu, janë dëmtuar shtetasja Trendelina Behari dhe vajza e saj 11 vjeçe, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, edhe shtetasi Agron Hasa dhe 2 pasagjerët që udhëtonin me të, të cilët aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.’

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd