Transmetuar më 17-06-2023, 14:55

Që prej ndarjes nga Sara Carbonero, Iker Casillas është lidhur me shumë femra, ndonëse asnjëherë nuk ka konfirmuar asnjë nga romancat që i janë atribuar.

Kjo javë nuk ka bërë përjashtim, revista "Semana" ka publikuar në numrin e ri fotot e ish-futbollistit me një modele suedeze, me të cilën kishte pasur një takim romantik.

Veç kësaj, fotot mbërrijnë në të njëjtën ditë kur Sara Carbonero (ish-gruaja e Casillas) dhe partneri i saj aktual, këngëtari Nacho Taboada, zënë kopertinën e të njëjtës revistë.

Konkretisht, Casillas është parë të ketë një takim me modelen 36-vjeçare me origjinë suedeze, Michaela Sorle.

“Çifti darkoi në një restorant të modës në Madrid dhe më pas shkuan në shtëpinë e ish-futbollistit”, – sqarojnë burimet për revistën e lartpërmendur.

Por kush është Michaela Sorle? Përveçse modele, kjo e re ka, siç tregon edhe vetë në profilin e saj në Instagram, edhe një Master në Biznes.

Përveç kësaj, saktëson “Semana”, ajo ka hyrë në garën e "Miss Polonisë" në vitin 2005. Për momentin nuk janë bërë të ditura detaje të tjera rreth personit të saj; as ajo dhe as Casillas nuk kanë komentuar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd