Transmetuar më 17-06-2023, 12:25

Një automjet tip “Mercedes Benz” ka marrë flakë në qendër të Fierit paraditen e sotme.
Mësohet se incidenti ka ndodhur pranë teatrit Bylis, kur sapo drejtuesi ka ndezur mjetin, ai ka shpërthyer ne flakë. Fatmirësisht, drejtuesi ka mundur të dalë menjëherë prej tij.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe mospërhapjen e tyre në automjetet e parkuara pranë. Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





