Transmetuar më 16-06-2023, 22:36

Lidhur me videoskandalin e kryebashkikut të Kukësit, Safet Gjici, ka pasur reagime të shumta.

Reperi i njohur Stresi ka qenë njëri prej tyre.

Stresi ka publikuar një video në rrjete sociale, ku shprehet me ironi:

“Vetëm para! O Zot i madh! Çudia më e madhe tre ditë zgjat, çdo gjë kalon si gjithmonë në Shqipërinë tonë. Kjo është mëse normale me politikanët tanë shqiptarë, është një shumicë ekstrem e madhe që e bëjnë këtë gjë por vetëm përpara! Populli i shkretë nuk është mësuar me gjëra të tilla por vetëm përpara dhe ju kisha lutur, mos u ankoni, se jemi shumë mirë! Më mirë s’ka!”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd