Transmetuar më 16-06-2023, 10:08

Iraklio, Kretë, Greqi – Një vajzë e mitur teksa po flinte në shtëpinë e të dashurit të nënës denoncon se është abuzuar seksualisht.

Ngjarja denoncohet të ketë ndodhur në ishullin Iraklio, Kretë, Greqi.

Vajza kishte dalë me shoqet për të festuar fundit e vitit shkollor, dhe më pas, me aprovimin e nënës, e cila besonte verbërisht tek partnerit i saj 47 vjeç, së bashku me shoqet shkoi të flinte tek shtëpia e tij.

Vajzën nga Heraklion e zuri gjumi, pasi kishte konsumuar një sasi alkooli gjatë festës.

Por, sipas asaj që ajo dhe nëna e saj kanë dëshmuar në polici, ajo është zgjuar papritur pasi ka vënë re 47-vjeçarin duke bërë veprime të turpshme.

Policia identifikoi autorin e dyshuar, e arrestoi dhe e dërgoi në Prokurorinë e Heraklios, ishulli Kretë, për abuzim seksual.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd