
SHBA- Një aksident tragjik ku humbën jetën katër anëtarë të së njëjtës familje, ka ndodhur në Idaho, SHBA.
Viktimat janë babai 36-vjeçar Calvin Miller dhe tre fëmijët e tij, Dakota 17-vjeçare, Jack 10-vjeçar dhe Delilah 8-vjeçare.
17-vjeçarja që drejtonte makinën, e kishte zënë gjumi në timon duke bërë që mjeti të dalë nga rruga dhe të ulet përmbys në një lumë.
Sipas New York Post, aksidenti ka ndodhur kur babai 36-vjeçar i divorcuar po udhëtonte me tre fëmijët e tij për të vizituar gjyshin e tyre i cili jeton në një shtëpi pleqsh.
Sipas burimeve policore, në momentin e aksidentit, në timon ka qenë 17-vjeçarja Dakota dhe me siguri e ka zënë gjumi për shkak të lodhjes që ka pasur nga udhëtimi 440 km nga Uashingtoni në Idaho.
“Makina doli nga rruga, u përplas me gurë dhe u ngrit. Më pas është përplasur sërish me gurë duke bërë që të përmbyset dhe të bjerë përmbys në lumin Salmon”, thuhet në dosjen e policisë.
Makina e përmbysur dhe pjesërisht e zhytur në ujë u gjet nga një peshkatar dhe policia beson se babai dhe tre vëllezërit ndoshta janë mbytur.
“Nuk e di nëse do të mësohem që të mos vijnë nga shkolla dhe të më bërtasin. Ishte e gjithë jeta ime”, tha nëna e shkatërruar e tre fëmijëve, e cila pretendon se nuk ishte në dijeni të udhëtimit kur i la me babain të premten e kaluar.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





