
Një viseo u shpërnda sot në rrjetet sociale ku shihet një i ri që dhunon një të moshuar në Fier.
Për ngjarjen ka reaguar Policia vendore. e cila informon se ‘në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një shtetas duke dhunuar një të moshuar, sqarojmë se:
Ditën e sotme, është paraqitur për të bërë kallëzim shtetasi O. T., 69 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka deklaruar se e kishte goditur me grushte, një shtetas që nuk e njihte.
Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e këtij shtetasi, në Komisariat.
Në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin E. H., 29 vjeç, banues në Behaj, Mallakastër, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.’
Ja çfarë ndodhi sot në Fier:
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





