Transmetuar më 15-06-2023, 10:36

Ekuador- Një video e pilotit Ariel Valiente është bërë virale orët e fundit, pasi regjistroi momentin e saktë kur një zog përplaset me avionin që lëvizte në qiell.

Ngjarja është regjistruar në Vinces të provincës Los Ríos të Ekuadorit. Në video, piloti shihet i mbuluar me gjak në fytyrë dhe në uniformë, ndërsa para syve është pjesa e poshtme e trupit të zogut të madh.

Megjithatë, kapiteni i avionit arriti të ruante qetësinë e tij, si dhe stabilitetin e avionit dhe stërvitja që ishte planifikuar që në fillim përfundoi normalisht.

Autoritetet e aviacionit nuk kanë qenë ende në gjendje të përcaktojnë lartësinë në të cilën ndodhej avioni dhe as rrugën që po ndiqte. Me sa duket, zogu vdiq disa minuta pas përplasjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd