Transmetuar më 15-06-2023, 10:41

Observatori i Futbollit CIES ka publikuar një raport me skuadrat që kanë më shumë ndjekës në rrjetet e tyre sociale. Real Madridi dhe Barcelona kryesojnë në një renditje të tillë, në të cilën vetëm edhe Manchester United ka më shumë se 200 milionë ‘mbështetës’, referuar katër platformave më të njohura sociale sot: Twitter, Facebook, Instagram dhe Tiktok. Ne po veçojmë "top 10" e kësaj renditjeje të veçantë të rrjeteve sociale.

10. Arsenal

10. Arsenali

"Topçinjtë" e Mikel Artetës mbyllin "top 10" ekipet e futbollit me më shumë ndjekës në rrjetet sociale. Ata kanë 93.7 milionë ndjekës: 22 milionë në Twitter; 25.7 milionë në Instagram; 41.1 milionë në Facebook dhe 4.9 milionë në Tiktok.

9. Bayern Múnich

9. Bayern Munich

Bavarezët kanë gjithsej 127 milionë njerëz që e ndjekin përmes katër nga rrjetet e tyre sociale: në Twitter, 13.8 milionë; në Instagram, 38.1 milionë; në Facebook, 58.8 milionë; dhe në Tiktok, 16 milionë.

8. Liverpool

8.Liverpool

Të kuqtë janë të tetët me gjithsej 131 milionë ndjekës. Ata kanë 29.5 milionë ndjekës në Twitter; 41.8 milionë në Instagram; 44.7 milionë në Facebook; dhe 14.6 milionë në Tiktok.

7. Manchester City

7.Manchester City

Kampioni i ri i Ligës së Kampionëve zë vendin e shtatë në këtë renditje me 131 milionë ndjekës.Kjo shifër ndahet në: 25.5 milionë në Twitter; 40.9 milionë në Instagram; 45.8 milionë në Facebook; dhe 18.7 milionë në Tiktok.

6. Chelsea

6.Chelsea

Pavarësisht ecurisë së tij fatale, Chelsea është ende ndër më të ndjekurit, ndonëse nuk do të jetë në garat evropiane sezonin e ardhshëm. Blutë e Londrës kanë gjithsej 134 milionë ndjekës në rrjetet sociale, të ndarë: 27.7 milionë në Twitter; 39.4 milionë në Instagram; 53.5 milionë në Facebook; 13.7 milionë në Tiktok.

4. Paris Saint Germain

4.PSG

Skuadra pariziene ka 187 milionë ndjekës në rrjetet sociale, të ndarë në Twitter (23.7 milionë); Instagram (70.2 milionë); Facebook (52.5 milionë); Tiktok (40.4 milionë).

3. Manchester United

3.Manchester United

"Djajtë e kuq" zënë vendin e tretë të podiumit. Ata kanë gjithsej 206 milionë ndjekës. Më specifikisht: 41.5 milionë në Twitter; 61.5 milionë në Instagram; 80.8 milionë në Facebook; dhe 22.4 milionë në TikTok.

2. Barcelona

2.Barcelona

Skuadra e Barcelonës mban vendin e dytë me gjithsej 342 milionë tifozë. Prej tyre, 82.8 milionë e ndjekin në Twitter; 119 milionë në Instagram; 112 milionë në Facebook; dhe 28.3 milionë në Tik Tok.

1. Real Madrid

1.Real Madridi

Skuadra e bardhë është lider në klasifikim me 363 milionë ndjekës në total, duke i ndarë llogaritë zyrtare si vijon: 79.7 milionë në Twitter, 135 milionë në Instagram; 117 milionë në Fabeook dhe 38.8 milionë në TikTok.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd