Transmetuar më 14-06-2023, 20:54

ITALI- Një momenti i veçantë është vënë re mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane Giorgia Meloni gjatë ceremonisë së varrimit të Silvio Berlusconit. Teksa Meloni futet në Katedralen e Milanos, ka shkëmbyer një përshëndetje të ngrohtë me kryeministrin Edi Rama, të cilin e ka përkëdhelur edhe me dashamirësi.

Më pas, pasi ka përfunduar përshëndetjen, Rama është ulur në vendin e tij.

Mesa duket Meloni "i ka kthyer borxhin", Rama tërhoqi vëmendjen e të gjithë mediave pasi i dha një puthje në faqe Melonit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd