Transmetuar më 14-06-2023, 14:12

Shokët e Enjo Saliajt që vdiq në një aksident në Tiranë, protestojnë para Gjykatës së Tiranës, të cilës i kërkojnë mos lirimin nga qelia të shoferit që shkaktoi aksidentin.

Djali i mitur i Kudret Saliaj, Enjo Saliaj, i cili mbeti i vdekur pas aksidentit të rëndë në zonën e Freskut, ka qenë dëshmitari i vrasjes së të atit nga ish-vjehrri në prani të vajzës së tij.

18-vjeçari humbi jetën mbrëmjen e 2 Shkurtit në një aksident që ndodhi në zonën e Freskut në Tiranë. Enjo Saliaj, po udhëtonte me motor, teksa u përplas nga një makinë me drejtues Sildi Krashin i cili u arrestua.

Ky i fundit u largua nga vendi i ngjarjes, duke braktisur edhe mjetin për tu arrestuar më vonë nga blutë e kryeqytetit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd