Transmetuar më 14-06-2023, 11:32

Këto janë ditë shumë të veçanta për Milanin dhe Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi suedez, pas një sezoni të komplikuar nga dëmtimet e shumta që e mbajtën larg fushës, i tha zyrtarisht lamtumirë futbollit, teksa përshëndeti kuqezinjtë gjatë ndeshjes së fundit kundër Veronës në "San Siro".

Tani është koha që suedezi të shijojë pak relaks. Mënyra më e mirë është sigurisht ta bëjë atë në shalë të të dashurit të tij ‘Harley-Davidson V-Rod’. Rregullorja për ata që luajnë futboll, veçanërisht në nivelet më të larta, është e qartë: nuk mund të ngasin motor.

Rregulli është i qartë dhe arsyeja gjithashtu: nëse sportisti lëndohet duke rënë nga automjeti, është gjithashtu dhe mbi të gjitha skuadra dhe klubi që humbet, të cilët padyshim nuk mund të përballojnë të humbasin një element cilësor për muaj të tërë për një tekë të tillë.

Megjithatë, sipas profileve sociale të Zlatan Ibrahimovic, ky rregull nuk ka pasur shumë rëndësi për të ndër vite. Ai e do ‘Harley-Davidsons’, nuk e ka fshehur kurrë. Mbi të gjitha e do ‘V-Rod’ e tij të bardhë, të cilin e ka shfaqur së fundi në mediat sociale.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd