
KOSOVË- Plagosen me armë zjarri dy persona në Pejë.
Mbrëmë rreth orës 23:10, Policia është informuar se nё rrugën “ Ali Pashё Gucija ” nё Pejё ka tё shtёna me armё zjarri. Si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mësohet se një grup personash ishin konfliktuar me njëri-tjetrin. Si fillim dyshohet se kanë patur patur përplasje fizike të cilat kanë përfunduar në të shtëna me armë zjarri
‘Dy tё plagosurit janё dёrguar pёr trajtim mjekёsor nё spitalin Rajonal nё Pejё, ndёrkohё ndihmё mjekёsore kanё kёrkuar edhe dy persona tё tjerё tё cilёt kanё qenё tё pёrfshirё nё përplasjen fizike, ku u përdor dhe armë zjarri”, njofton policia.
Njёri nga personat e dyshuar ёshtё arrestuar nga policia e Pejës, ndёrsa i dyshuari tjetёr ndodhet nё arrati.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





