Transmetuar më 14-06-2023, 10:51

Një gomone e braktisur është gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë.

Mësohet se gomonia 10 metër e gjatë, është gjetur në fshatin Babicë, ndërsa paraparakisht dyshohet se ëhstë përdorur, ose do përdorej, për transport lëndësh narkotike drejt Italisë.

Mjeti lundrues u zbulua gjatë një kontrolli të një operacioni të Anti-drogës, forcave operacionale dhe Shqiponjave pak pas mesnatës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd