Transmetuar më 14-06-2023, 09:53

E trishtë në Itali- Një 23-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë teksa ishte duke punuar.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Brescias, ku i riu ka humbur jetën pasi ka rënë nga shtylla e tensionit të lartë. Lajmi është dhënë nga shërbimi i urgjencës. Mediat italiane raportojnë se ky rast i rëndë ka ndodhur dje, pak pas orës 16:30.

Aksidenti ndodhi në Castegnato, pranë një kompanie me seli në rrugën “Padana Superiore. Shqiptari ishte punonjës i një kompanie të jashtme nga ajo që zotëron fabrikën, pranë së cilës ndodhi tragjedia.

Punëtori shqiptar është rrëzuar ndërsa ndodhej në një strukturë rreth 50 metra të lartë. Punonjësit e kompanisë aty pranë kërkuan ndihmë, por më kot pasi shqiptari kishte ndërruar jetë. Policia vijon hetimet për shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd