
Romë-Napoli, e përshkuar me biçikletë. Seksioni i rrugës i kaluar? 254 kilometra. Asgjë e çuditshme. Në të vërtetë po: Fabio Cannavaro i kaloi të dyja rajonet me biçikletë, duke marrë mesatarisht 6 orë, 55 minuta dhe 37 sekonda për ta mbajtur fjalën e dhënë, ose si të themi “bastin” publik.
Në rrjetet sociale, kampioni i botës dhe “Topi i Artë” më 2006 shpalosi gjithçka, duke shpjeguar se e kishte mbajtur premtimin. “Basti i titullit i paguar”, – shkruan Cannavaro, një tifoz i madh i Napolit që në fëmijëri, i cili buzëqesh fillimisht para Koloseut dhe më pas në Napolin “e tij”, në “Piazza del Plebiscito”.
Një xhiro shumë e këndshme me biçikletë, me miq të tjerë për të festuar triumfin si kampione të skuadrës së Spalletit.
👀😍 Cannavaro ha mantenuto la promessa scudetto: Roma-Napoli in bicicletta!#cannavaro #napoli #scudetto #corrieredellosport pic.twitter.com/Qq0BtoMd5M
— Corriere dello Sport (@CorSport) June 12, 2023
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





