Transmetuar më 14-06-2023, 09:40

“Gazzetta dello Sport” ka bërë një përmbledhje të situatës me numrin 10 te Milani, me rastin që kjo fanellë do të kalojë nga Brahim Diaz te Rafael Leao në sezonin e ri futbollistik. Një numër shumë domethënës për të gjitha skuadrat e futbollit, që mbahet si rregull nga më të mirët përkatës. Ja shkrimi i plotë e prestigjiozes sportive italiane:

“Rafael Leao, portugezi do të mbajë mbi supe numrin e ish-kampionëve mbi supe, atë 10, nga sezoni i ardhshëm. Me këtë numër kanë shkëlqyer Savicevic, Boban dhe Seedorf, por vitet e fundit…

Leao

Mallkimi i numrit “9” është hedhur poshtë nga Giroud. Atë të numrit 10 mund ta lërë mënjanë Rafael Leao. Me lamtumirën e Diaz, numri “par excellence” i imagjinatës për pushtet ka gjetur një mjeshtër të ri në shtëpinë kuqezi. Një fanellë që në disa raste bëri histori te Milani, por ka pasur edhe dështime të tjera. Nga Savicevic (i pari që kur ka ekzistuar numërimi i personalizuar, sezoni 1995-1996) te Diaz, ja si kanë shkuar deri tani ata që e kanë mbajtur numrin 10 te “Djalli”.

Savicevic (1995-1998)

I mbiquajtur “Gjeniu” jo rastësisht. Dejan Savicevic, 10-shi i parë i Milanit që kur ekzistonte numërimi i personalizuar, krijoi një kombinim të pandashëm në kokën dhe sytë e tifozëve me atë fanellë. Kampioni i Evropës me Yllin e Kuq të Beogradit më 1991 dhe më pas me “Djallin” më 1994, me perlën e fundit në finalen e Champions League kundër Barcelonës. Në gjashtë vite te Milani ai shënoi 34 gola.

Boban (1998-2001)

Zvone u ble nga Milani në vitin 1991, nga Dinamo e Zagrebit, dhe pas një sezoni në huazim te Bari filloi të familjarizohej me botën e kuqezinjve. Me largimin e Savicevic, figurat e imagjinatës u bënë gjëja e tij deri në vitin 2001. Produkti? 30 gola në 251 ndeshje, gjatë 9 vite me fanellën e Milanit, me fitoren si protagonist të titullit të Serie A më 1999. Nga qershori 2019 deri në mars 2020, ai shërbeu gjithashtu si kryeshefi i futbollit të klubit kuqezi.

Rui Costa (2001-2006)

Portugezi i vetëm në “Sallën e Famës” së kuqezinjve, Manuel Rui Costa zgjodhi Milanin në vitin 2001 për të sugjeruar rrugën e golit. I ardhur nga Fiorentina për 85 miliardë lireta, ai nxori në pah bukurinë e 65 asisteve në 192 ndeshje, duke shtuar 11 gola në pasimet fituese. “Milani hyn në venat e tua dhe nuk del kurrë”, – shkroi ai në vitin 2007, kur u kthye përsëri te Benfica, në një letër fati për ish-shokët e tij të skuadrës për finalen kundër Liverpool-it. Në Milano ai fitoi Ligën e Kampionëve më 2003, dhe titullin e 17-të te “Djalli”, më 2004.

Seedorf (2006-2012)

Numri 10 edhe për “Profesorin”, mjeshtrin e fundit të madh të atij numri pranë Milanellos. Seedorf e veshi atë fanellë nga sezoni 2006-2007, duke e mbajtur me kujdes deri më 2012. Në një dekadë me Milanin, ai fitoi 2 Champions League, një Botëror për Klube, 2 Superkupa Evropiane, 2 tituj të Serie A, një Kupë Italie dhe 2 Superkupa Italie, duke shënuar 62 gola në 432 ndeshje. Dhurata e lamtumirës për “Djallin”? Asisti për golin e fundit të Pippo Inzaghit, kundër Novarës në vitin 2012.

Boateng (2012-2013)

Momenti kult i përvojës së tij te Milani? Jashtë fushës, pas një kampionati të fituar si protagonist në vitin 2011. Gjatë festës italiane, Kevin Prince Boateng kërceu ecjen në hënë me Michael Jackson për të nderuar triumfin e klasit të madh. Ndër fotografitë e përvojës së tij në Milano, goli ulëritës kundër Barcelonës, në Ligën e Kampionëve dhe “hat-trick” kundër Lecce në “Via del Mare”, në atë që mbetet përmbysja më e madhe në historinë e Milan (nga 3-0 në 3-4). Ai e filloi eksperiencën kuqezi me 27 mbi shpinë, duke marrë pastaj 10 në lamtumirën e Seedorf. Pas ndryshimit të fanellës, 3 gola dhe 7 asiste në 37 ndeshje, në sezonin 2012-2013, dhe dy gola në ndeshjen paraprake të Champions League gushtin e ardhshëm, kundër PSV-së. Ai u rikthye te Milani në janar 2016, për 6 muaj të tjerë, duke shënuar vetëm një gol kundër Fiorentinës.

Honda (2013-2017)

11 gola në 91 ndeshje nga janari 2014 deri më 2017 për samurain japonez, me Superkupën e Italisë 2016 në “palmaresin” e tij. “Ëndrra ime? E shkrova në një ese shkollore kur isha 12 vjeç. Edhe sot e falënderoj Gallianin që më dha mundësinë për ta realizuar”, – tha japonezi në një intervistë për “Gazzetta”. Pas një fillimi të mirë, veçanërisht në sezonin 2014-2015 (protagonist i një starti të lartë me 6 gola në 7 ndeshje), ai humbi me kalimin e javëve, duke u bërë një element margjinal në projekt. Deri në përshëndetjen me kuqezinjtë, në korrik 2017.

Calhanoglu (2017-2021)

Para epokës së Piolit, turku ishte i ndarë në role dhe pozicione të shumta. Mefushor qendre, anësor, madje edhe “playmaker” me raste. Trajneri kuqezi i kishte besuar atij çelësat e vijës së parë dhe ishte shpërblyer mjaft mirë përsa i përket performancës, edhe pse me paraqitje shpesh të luhatshme, me 11 gola dhe 9 asiste në sezonin 2019-2020 dhe 9 gola e 12 asiste një vit më vonë. Së pari, 8 gola dhe 12 pasime fituese në 2017-2018 (45 paraqitje) dhe 4 gola e 12 asiste në 2018-2019 (46 ndeshje). Në fund të kontratës, lamtumira dhe nënshkrimi me Interin.

Diaz (2021-2023)

Spanjolli i sapo kthyer te Real Madridi është i fundit në rend si “10” kuqezi. “Djalli” kishte menduar prej kohësh për shëlbimin e tij, edhe në dritën e paraqitjeve bindëse të sezonit që sapo ka përfunduar, më e mira e tij që prej mbërritjes në Milanello, me 6 gola dhe 6 asiste (sezonin e mëparshëm e kishte mbyllur me 4 gola dhe 4 asiste në 40 paraqitje). Për Piolin, spanjolli ishte një armë shtesë në disa gara dhe me idetë e tij zgjidhte sfida të vështira, edhe pse tifozët shpesh dhe me dëshirë nënvizonin ndërprerjen e tij.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd