Transmetuar më 13-06-2023, 20:02

Në kushtet kur i zoti i hallit, Albin Kurti, rrezikon të sanksionohet, nuk e ka problem që të zhvillohet kjo mbledhje pse e vendosni ju; a po agravohen në këtë mënyrë edhe marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri?

Rama: Halli është i Kosovës por edhe shqiptarëve. Halli nuk është i kryeministrit, por i qytetarëve të Kosovës dhe i të gjithë shqiptarëve. Nëse ai nuk e ka problem pse e kemi ne? E kemi shumë problem. Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s dhe nuk ka asnjë shans që Shqipëria të zhvendoset nga boshti për të…nuk e di se çfarë. Për më tepër që ua kam thënë që mendojmë 100% njësoj si aleatët tanë në këtë rast. Ashtu siç edhe u kam thënë se disa prej partnerëve i thoshin Albinit se mos i mbani zgjedhjet në Veri, unë isha me Albinin, sepse bojkoti i serbëve nuk mund të fitonte statusin e instrumentit fatal. Me atë rast kam dhënë edhe unë kontributin tim që kështu nuk ishte puna e një teke të Albin Kurtit, por ishte qëndrim parimor. Por sot jo vetëm që nuk ndajmë opinionin mbi mënyrën sesi po veprohet por jemi 100% kundër mënyrës sesi po veprohet. Marrëdhëniet e Shqipërisë me NATO dhe pozicionin që ne kemi, sot jemi në pikën më të lartë në historinë e saj, nuk e vë dot në diskutim askush e aq më pak një situatë ku Kosova po kërcënohet nga një aryse e mosarsyes dhe një gjykim i gabuar strategjik. Nuk kuptoj dhe nuk e kupton askush se cila është strategjia këtu dhe cili është interesi i Kosovës që po hyn në një kurs përplasjeje me BE. Kosova nuk është aspak ndonjë arsye tjetër është Kosova.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd