
Kylian Mbappé ka tronditur PSG, duke paraqitur një letër zyrtare në hierarkinë e klubit dhe informuar mbi vendimin e tij për të mos e aktivizuar opsionin e zgjatjes së kontratës verën e ardhshme.
Nëse Mbappé nuk bindet ta ndryshojë vendimin e tij ose të negociojë një marrëveshje krejtësisht të re, kontrata e sulmuesit francez do të përfundojë në qershor 2024, kur 24-vjeçari do të jetë në gjendje të largohet nga PSG si lojtar i lirë (falas). Hierarkia e klubit thuhet se e ka marrë keq lajmin, pasi më parë mendonte se bisedimet për rinovimin e kontratës po ecnin mirë.
Skenari më i mundshëm tani duket të jetë shitja e yllit francez këtë verë, me PSG-në e prirur të shmangë humbjen e këtij aseti të çmuar falas. Pavarësisht situatës së kontratës, Mbappé ndoshta do të kërkonte ende një tarifë astronomike, ndoshta edhe duke eklipsuar 166 milionë £ që PSG pagoi për të më 2018.
Ky lajm do t’i interesojë çdo klubi elitar në Evropë, veçanërisht në Premier League. Manchester United, Liverpool dhe Chelsea kanë qenë të lidhur me francezin në të kaluarën, por Real Madridi është destinacioni më i mundshëm.
Klubi mbretëror spanjoll e ka lakmuar Mbappe që nga sezoni i tij i madh më 2016, te Monaco, dhe ndjenja është e dyanshme. Mbappe u fotografua si fëmijë me postera të Real Madridit në murin e tij të dhomës së gjumit, madje u takua me Cristiano Ronaldon kur ishte 14 vjeç.
Boshllëku i lënë nga largimi i Karim Benzema në Arabinë Saudite vetëm sa i rrit shanset që Mbappé të bëjë një lëvizje në Madrid. Ai ka qenë prej kohësh i admiruar nga presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, i cili ka bërë dy-tri tentativa për ta marrë në “Bernabeu”, por nu kia ka dalë deri tani.
Sulmuesi foli hapur për idenë e bashkimit me Real Madridin dhe i telefonoi personalisht Pérez vitin e kaluar, ku i shpjegoi vendimin e tij për të qëndruar në Paris. “Kam shumë respekt për Pérez dhe për Real Madridin, – tha Mbappé në maj 2022.
– Ata donin të bënin shumë për të më bërë të lumtur. Prandaj i falënderoj për këtë. Gjithashtu, dua të falënderoj tifozët e Realit. Shpresoj se ata do ta kuptojnë faktin që unë kam zgjedhur të qëndroj te PSG”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





