Transmetuar më 12-06-2023, 22:46

Ndahet nga jeta aktori i njohur italian Francesco Nuti. Ai vdiq në moshën 68 vjeçare në një ditë me Berluskonin.

Edhe pse kishte kohë që ishte larguar nga skena për motive shëndetësore ai mbetej një ndër figurat më popullore dhe më të dashura të kinemasë dhe spektaklit italian.

Lajmi i bë i ditur nga vajza e tij Ginevra së bashku me familjarët të cilët falënderuan sinqerisht personelin shëndetësor dhe të gjithë ata që janë kujdesur për aktorin në periudhën afatgjatë të sëmundjes.

Data dhe vendi i varrimit do të bëhet i ditur në orët në vijim ndërsa familja kërkon që të respektohet dhimbja që po kalojnë.

Komeditë e tij brilante me tone të paqarta surrealiste patën një sukses të jashtëzakonshëm në vitet ’80 falë filmave si “Unë” “Gjithë fajin e ka Parajsa” dhe “Femrat me funde” një film i suksesshëm që theu të gjitha rekordet e fitimeve në sezonin 1991/92, duke shënuar momentin më të suksesshëm në karrierën e Nutit, i cili ishte skenaristi, regjisori dhe aktori kryesor i atij filmi përkrah bukuroshes, Carole Bouquet.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd