Transmetuar më 12-06-2023, 19:50

Krujë- Incident i rëndë në punë.

Dy punëtorë janë plagosur ditën e sotme në Krujë, pasi ashensori i një pallati në ndërtim i ka zënë poshtë.

Punëtorët janë zënë nga ashensori në momentin që po e montonin këtë të fundit.

Të dy ata janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd