Transmetuar më 12-06-2023, 19:39

Sot PS feston 32-vjetorin e krimit të saj.

Në takimin e zhvilluar em këtë rast, veç ministrave, deputetëve dhe politikanëve aktualë, vihet re edhe prezenca e ‘gardës së vjetër si Gramoz Ruçi, Et’hem Ruka, Namik Dokle, Valentina Leskaj etj.

Gjithashtu janë prezent edhe ‘oponentët’ si Ditmir Bushati etj. Ndodhet dhe ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

Në krahun e djathtë të Ramës ndodhet Damian Gjiknuri dhe në të majtin Gramoz Ruçi.

Në festë vihet re mungesa e liderit historik, Fatos Nano, ndoshta për arsye shëndetësore.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd