Transmetuar më 12-06-2023, 16:36

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Fier-Vlorë.

Nga informacionet paraprake, mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Fitore.

Viktima ishte duke kaluar rrugën kur u godit nga një automjet tip Ford.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për aksidentin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd