Transmetuar më 12-06-2023, 15:03

Ka rënë në prangat e policisë një 43-vjeçar në Fier. Ky i fundit akuzohet për dhunë në familje. Shtetasi G.V u arrestua pasi dyshohet se ka dhunuar nënën e tij.

Policia njofton se ‘specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin G. V., 43 vjeç, banues në Pojan, Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij’.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd