Transmetuar më 12-06-2023, 10:04

Pas Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema, një tjetër kampion i madh është gati të zbarkojë në Arabinë Saudite. Al Hilal, i përvëluar pak ditë më parë nga “jo” e Leo Messit, që preferoi Inter Miami, ka shënjestruar Neymarin.

Talenti brazilian është pjesë e PSG-së, por klubi francez është i hapur për ta shitur. Nga ana e tij, “O Ney” do të pranonte një propozim në vazhdën e atij të Cristiano Ronaldos, pra rreth 200 milionë euro në sezon.

Emisarët sauditë tashmë janë zhvendosur në Paris për të kryer operacionin shumë të pasur, ku francezët dyshohet se kanë siguruar 45 milionë euro nga shitja. PSG është lodhur nga Neymar dhe anasjelltas, pavarësisht një kontrate në fuqi deri në vitin 2025.

Divorci duket i pashmangshëm dhe oferta shumë e pasur arabe sigurisht që i lumturon parizienët, që mezi presin të heqin qafe një personazh të rëndë dhe një pagë shumë të lartë.

31-vjeçarit brazilian do t’i duhet pak kohë për të reflektuar, pasi nuk është ende i bindur për t’u larguar nga futbolli evropian dhe do të preferonte të presë një propozim nga Premier League, me Chelsea dhe Newcastle në rreshtin e parë.

Padyshim që tifozët e Al Hilal do të ishin të kënaqur po të merrnin Neymar, të cilit do t’i rezervonin një trajtim shumë të ndryshëm nga Massimiliano Allegri, i shënjestruar në rrjetet sociale pas lajmit për ardhjen e tij të mundshme në pankinë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd