Transmetuar më 12-06-2023, 09:40

SHBA- Një tjetër rast i rëndë në SHBA nga policia ndaj një shtetasi afrikano-amerikan.

14-vjeçari Jor’Dell Richardson u qëllua për vdekje në bark nga një oficer jashtë një dyqani në Aurora, Kolorado.

Sipas efektivëve, i mituri kishte vjedhur cigare elektronike me disa shokë më 1 qershor.

Nga publikimi i videove të marra nga kamerat e policëve u zbulua se djali tentoi të arratisej, por u bllokua nga një prej oficerëve.

Menjëherë pas arrestimit të 14-vjeçarit, në vendngjarje ka mbërritur një tjetër polic, i cili fillimisht e ka kërcënuar se do ta qëllojë dhe më pas ka tërhequr këmbëzën. Lutjet e djalit ishin të kota.

Oficeri që e shtriu djalin në tokë quhet James Snapp. Pikërisht atij Jor’Dell e pyeti, i tmerruar: “Ndal, të lutem”. Tjetri, ai që e vrapu është oficeri Roch Gruszeczka.

Në video dëgjohet ky i fundit të thotë. “Lëreni armën e ndyrë.” Dhe përsëri: “Unë do të të qëlloj”.

Djali nuk ishte i armatosur.

14-vjeçari nuk kishte armë të vërtetë, por një pistoletë me ajër fishekë në formë 9 mm. Shefi i Departamentit të Policisë Aurora, Art Acevedo tha në një konferencë për shtyp se një hetim është hapur.

“Pavarësisht rezultatit, kjo është një tragjedi sepse një i ri ka humbur jetën”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd