Transmetuar më 12-06-2023, 08:12

Mesfushori Nicolò Barella mundohet të ngrejë humorin te zikaltrit, pas humbjes në finalen e Champions League kundër Manchester City. "Unë gjithmonë kam menduar se fitorja do të thoshte lavdi, në vend të kësaj humbja do të thoshte dështim.

Por vitet e fundit kam mësuar se ka më shumë. Ka krenari dhe mbi të gjitha dashuri që ju tifozë na keni dhënë. Kjo dhomë zhveshjeje përbëhet nga burra që kanë punuar shumë për ta rikthyer Interin aty ku e meriton.

Ju siguroj se gjithmonë e kemi djersitur këtë fanellë. Është skuadra që na ka dhënë kaq shumë emocione, të cilat do t’i mbajmë brenda vetes përgjithmonë. Është disfata, e hidhur, e vështirë për t’u përballuar, por stimuluese në mënyrën e vet për të provuar dhe bërë diçka edhe më të madhe.

Për këtë arsye, medalja e argjendtë do të jetë aty përpara, bashkë me ato të fitoreve dhe jo e fshehur në ndonjë cep. Faleminderit të gjithëve për këtë rrugëtim fantastik”, – është shprehur ish-lojtari i Cagliarit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd