
Një i ri është bërë i njohur në mediat sociale, për shkak të fiksimit të tij, për të ngjasuar me personazhin e filmave, kukulla Ken.
Djali me origjinë nga Los Anxhelos ka shpenzuar plot 100,000 dollarë për t’i ngjarë imazhit të kukullës Ken, e gjithashtu, për të pasur të pasme si të Kim Kardashian.
Cory Hall ka ndarë me ndjekësit e tij në You Tube transformimine tij, ndërsa tha se ishte frymëzuar nga Kardashians, në veçanti nga Kim për ndërhyrjet kirurgjikale, të cilave u është nënshtruar.
Ai ka bërë mbushës të buzëve, faqeve dhe nofullës, Botox dhe Lipo 360, si dhe një ngritje braziliane të të pasmeve (BBL) – ku mjekët marrin dhjamin nga pjesët e tjera të trupit për ta bërë barkun të duket më i rrumbullakosur.
Sipërmarrësi dhe influencuesi i vetëshpallur shpjegon se miqtë e tij i thonë se ai nuk ka nevojë për më operacione dhe vazhdimi do të ishte "tejkalim".
Por, pavarësisht shqetësimeve të tyre, Cory, i cili e përshkruan stilin e tij si "bizbulues dhe me klas", thotë se do të dëshironte të merrte një tjetër BBL.
Cory thotë se ai stërvitet rreth gjashtë herë në javë dhe ka një rutinë, që përfshin shumë mbledhje dhe duke bërë ditën e këmbëve rreth tre herë në javë.


Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





