Transmetuar më 11-06-2023, 09:24

Prishtinë- Ka vdekur të shtunën mbrëma në QKUK një grua – shtetase e Shqipërisë, e cila ishte aksidentuar me 4 qershor në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Viktima po trajtohej në QKUK, ajo u transportua për në spital, pas një aksidenti automobilistik.

Sakaq, burime bëjmë me dije se trupi i viktimës i është dorëzuar familjarëve të saj.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Autostrada Ibrahim Rugova 04.06.2023 – 12:05. Më 10.06.2023 si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, gjersa ishte në tretman mjekësorë në QKUK ka ndërruar jetë viktima femër shqiptare shtetase e Shqipërisë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës u është dorëzuar familjarëve të viktimës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd