
Vajza e Maradonës, Dalma, e lindur nga martesa e tij me Claudia Villafañe, nuk ishte e pranishme në festën e titullit të Nápolit, në ndeshjen e fundit kundër Salernitana. Nga Buenos Aires, ajo sulmoi Aurelio De Laurentiis, presidentin e klubit jugor italian.
"Më ndalove të hyj në stadiumin që mban emrin e babait tim, – thotë ajo. – Faleminderit nga zemra të gjithë napolitanëve për dashurinë e treguar, shumë keq për presidentin e klubit, i cili më ndaloi të hyja në stadiumin që mban mbiemrin tim. Jo, nuk dua që të mbushni xhepat tuaj dhe përfitoni nga dashuria e popullit”.
Tensioni mes Dalma Maradonës dhe De Laurentiis vjen nga larg. Përballja e parë daton në dhjetor 2021, kur vajza e "Dorës së Zotit", e cila erdhi në Napoli për të regjistruar një dokumentar për jetën e babait të saj, i kërkoi Këshillit Bashkiak autorizimin për të hyrë në stadiumin që nga viti 2020 quhet "Diego Maradona". Dalma zbuloi se "drita jeshile" nga Napoli, si koncesionar i stadiumit, nuk erdhi kurrë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





